Capital T dhe Ilir Latifi mbështesin fushatën “Ti je një luledielli”

Mediale Vip

Capital T dhe Ilir Latifi mbështesin fushatën “Ti je një luledielli”

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 08:43
Albana Osmani, Capital T dhe Ilir Latifi

Capital T dhe Ilir Latifi i janë bashkuar fushatës sensibilizuese të Albana Osmanit.

Iniciativa e Albana Osmanit ka marrë përkrahje të madhe brenda dhe jashtë kufijve.

Me këtë iniciativë mbledhen fonde për të ndihmuar fëmijët, të cilët janë të prekur nga sëmundjet e gjakut.

Së fundi, iniciatorja e kësaj fushate sensibilizuese, Albana Osmani ka treguar se kampanjën e mbështesin edhe Capital T dhe Ilir Latifi.

“ ♥️ Ne qendrojme sebashku per cdo gje qe na therret per mire per trojet tona dhe per ata qe ju takon ardhmeria! Faleminderit @ilirlatifi @truekapo Kampione ne cdo aspekt po mbi te gjitha ne vlerat njerezore qe I deshmojne gjithmone . Me zemer ata mbeshtesin @you_are_a_sunflower duke bere sensibilizimin e tyre per kauzat e ngritura dhe duke u shembull per qindra mijera te tjere ! www.youareasunflower.com Mer dhe ti nje Luledielli ”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat