Marina rikthehet si ‘Boss Lady’, por ne na mbetën sytë te këpucët 1 milionëshe

Mediale Vip

Marina rikthehet si ‘Boss Lady’, por ne na mbetën sytë te këpucët 1 milionëshe

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:35
Marina Vjollca

Marina Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran. Ajo e ka paralajmëruar rikthimin e saj me anë të promos më të re të shpërndarë vetëm pak minuta më parë në Instagramin e saj.

E veshur me një kostum të zi, me pamjen e një ‘boss lady”, prezantuesja del nga një makinë e zezë luksoze, zhvendoset në një zyrë të madhe, e më pas ndërron veshje, lëshon flokët dhe i drejtohet skenës ku pas i qëndron gërma “M” që ndriçon nga dritat.

Në fakt që nisje të sportit spikatën këpucët e zgjedhura nga bukuroshja bjonde, me të cilat ajo zbret nga makina dhe shkel në ambientet e jashtme të Klan-it. Këpucët e zeza luksoze të markës Yves Saint Laurent modeli “Opium” Appelle Moi janë aksesori me të cilin Marina ka zgjehdur të kombinoi kostumin e zi. Këto këpucë që mbajnë shkruan në takë ‘apelle moi’ kushtojnë jo pak por plot 770 paundë, ose ndryshme kapin vlerën e 1 milionë lekëve shqiptare.

Image
Image

“Rikthehem shumë shpejt…në RTV Klan”-, shkruan 29-vjeçarja duke mos dhënë më shumë detaje për formatin apo ditën e transmetimit, ndonëse tashmë është mësuar nga të tjera burime se spektakli “Klanifornia” do të transmetohet të shtunave në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat