Eh, dashuria! 5 anët e panjohura të Arbana Osmanit që zbuluam falë Eduartit!

Mediale Vip

Eh, dashuria! 5 anët e panjohura të Arbana Osmanit që zbuluam falë Eduartit!

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:59
Arbana Osmani, Eduart Grishaj

Pas një vere të gjatë shoqëruar me disa udhëtime, herë në det, e herë në mal; herë në Shqipëri e herë jashtë saj; Arbana Osmani me siguri ka marrë mjaftueshëm energji për të çelur siparin e sezonit të ri të “Dua të të bëj të lumtur”.

Pak para se të mbyllej sezoni i kaluar i programit që synon të bëjë shqiptarët të lumtur, moderatorja tërthorazi pranoi se është në një lidhje dashurie me regjisorin e programit.

Në fakt thashethemet se mes Arbana Osmanit dhe djaloshit shtatlartë Eduart Grishaj ka lindur një histori dashurie, kanë ‘vluar, në mediat online përgjatë gjithë muajve të fundit, por vetëm gjatë verës dyshja vendosën të dilnin hapur duke vulosur kështu dashurinë e tyre, pa u fshehur nga askush!

E ndërsa çifti po shijon romancën, gjatë periudhës së ‘sinqertë’ të dyshes, ka qenë e vështirë të rrinim indiferent kah disa tipareve në karakterin e moderatores Osmani, e cila me apo pa vetëdije na i kishte ‘fshehur’ më parë. Po po, e kemi fjalën para se të lidhej me Eduartin!

Ndonëse prej rreth dy dekadash në ekran, Arbana Osmani ka qenë një ndër figurat më diskrete të Top Channel e jo vetëm.

Dukej se pasi fikej drita e kuqe e kamerës së programeve që moderonte, Arbana thjesht ‘zhdukej’, duke mos ndarë asnjëherë me publikun opinione, komente, apo replika ndaj ndonjë pyetje apo kritike që i drejtohej në rrjete sociale. Këto të fundit, vite më parë Arbana i ka përdorur fare pak, për të mos thënë aspak.

Por si me magji, papritur moderatorja kohët e fundit është kthyer në një personazh tejet social, e cila nuk ngurron t’i kthejë një përgjigje një komplimenti a qoftë edhe kritike, edhe një komentuesi të thjeshtë në instagramin e saj. Herë me ironi, e herë me dashamirësi; sigurisht sipas rastit; ne po njohim një Arbanë të re instagrami! Dhe na pëlqen shumë!

Nëse e ndiqni në instagram, me siguri edhe ju keni menduar se Arbana gjatë gjithë verës e ka patur një valixhe udhëtimesh tek cepi i derës; gati për udhëtimin e radhës. Herë me familjen e herë të tjera me Eduartin, arratisjet e moderatores kanë qenë tejet intensive; dhe ne zbuluam kështu një pasion të Osmanit për të cilin nuk ishim në dijeni më parë.

Bërja publike e romancës së ‘Panës’ dhe Edit duket se rrodhi fare natyrshëm, pa sforim; një herë një like e më pas një koment në fotot e njëri tjetrit; deri kur pa asnjë hezitim dyshja shpreh tashmë hapur ndjenjat për njëri tjetrin. Ah, nuk kishte ndodhur kurrë me parë me Arbanën ky ‘fenomen’. Ndaj një ‘big-up’ për Eduartin që na njohu me anën romantike të moderatores.

Kush nuk i ka ‘xhelozuar’ fotot e kuruara të Arbanës këto muajt e fundit; e s’do mend që me gjithë buzëqeshjen rrëzëllitëse në portretin e saj e peizashet e mrekullueshme që ka vizituar, nëse nuk do të qe një ‘dorë’ regjisori në ato foto, rezultati me siguri nuk do të ishte ky:

Ngjyra, shumë ngjyra ka në garderobën e 37-vjeçares së ëmbël të ekranit kohët e fundit. Duket se atë ç’ka ndjen së brendshmi, Arbana ka dashur ta ketë edhe në veshjet e saj, e gjithë ngjyrat e ëmbla, e të ndezura që ka një vajzë e dashuruar.

Po buzëqeshja! Ah, buzëqeshja për Arbanën ka qenë dhe është aksesori më i bukur në portretin e saj, por le ta pranojmë (ose të paktën ne kështu na është dukur) se së fundmi ajo buzqeshje është më rrezëllitëse se asnjëherë, dhe neve na thotë shumë!

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat