Çfarë rebelësh!! Meghan dhe Harry sapo refuzuan një ftesë të Mbretëreshë Elizabeth!

Mediale Vip

Çfarë rebelësh!! Meghan dhe Harry sapo refuzuan një ftesë të Mbretëreshë Elizabeth!

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:47
Meghan dhe Harry

Çdo vit, mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj Filip, kanë një traditë që kalojnë disa ditë në Kështjellën Balmoral në Skoci, një vend i gjelbëruar ku mbretërorët ‘arratisen’ nga stresi dhe protokollet e pallatit në Londër.

Elizabeth u bën ftesë edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore britanike, e këtë vit ftesa i ka shkuar edhe çiftit të ri Dukës dhe Dukeshës së Sessex, Harry dhe Meghan, por që çifti e ka refuzuar.

Sipas ‘People’ arsyeja e refuzimit të ftesës së mbretëreshës, nuk ka të bëjë aspak me mungesën e dëshirës së Harryt dhe Meghan për t’ju bashkuar pjesës tjetër të familjes, por axhenda tejet e ngjeshur e çiftit i ka detyruar ata të marrin këtë vendim.

Përveçse çifti ka impenjimin maksimal për t’u kujdesur për Archien 4 muajsh, ata pas pak ditësh nisin edhe turin e Afrikës, përpos ‘punëve’ protokollore që do t’u duhet të bejnë këtë muaj si Duka e Dukeshe e Sussex!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat