Ditëlindja e Luana Vjollcës në Dhërmi i ngjasoi një dasme të çmendur, paratë që Krenari shpenzoi për ta kënaqur

Mediale Vip

Ditëlindja e Luana Vjollcës në Dhërmi i ngjasoi një dasme të çmendur, paratë që Krenari shpenzoi për ta kënaqur

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:39
Luana Vjollca

Prezantuesja Luana Vjollca, e cila së fundi i është dedikuar muzikës, mbrëmjen e 2 gushtit festoi 28-vjetorin, gjatë një mbrëmjeje të çmendur në një nga club-et verore me emër në Dhërmi.

Mosha e saj u mësua nga numri i vendosur në dekorin e festës së organizuar me familjen dhe miqtë e saj, detaje të së cilës i ndau edhe me fansat përmes “Instastory”. Luana kishte veshur një fustan të shkurtër me një ngjyrë mjaft seksuale, që vërtet e dallonte nga të ftuarit, duke i dhënë sharmin e protagonistes, arsyeja pse ishin mbledhur të gjithë të festonin.

Siç dukej edhe nga videot që ajo publikoi në rrjetet sociale, në një moment kur kamarieri i solli shampanjën, motra e saj Marina i kërkoi ta lagnin, siç thuhet dhe te kënga e partnerit të kësaj të fundit, Getoar Selimi, ku një frazë thotë “t’lagi me shampanjë”. Edhe Getoari ishte i pranishëm në festë, i cili shihej duke kënduar këngë për kunatën.

Image

Por në postimet e tij, reperi zbuloi edhe praninë e mikut të tij të vjetër dhe të dashurit prej vitesh të Lunës, Krenar Çoçaj. I veshur me klas dhe si një dhëndër i vërtetë, prania e tij ra në sy mes personazheve të tjerë të famshëm, shumë prej të cilëve këngëtarë. Miq të pranishëm në këtë festë pa limite, e rrëfyen këtë natë më shumë sesa një festë ditëlindje, një ceremoni dasme, duke qenë se kjo ishte hera e parë që ajo organizon ditëlindje larg intimitetit siç bënte çdo vit me Krenarin.

Sipas të pranishmëve, u tha se për festën luksoze pagoi Krenari, i cili kishte bërë të pamundurën për ta kënaqësur partneren e tij seksi në një ambient tërësisht të personalizuar. Fifi, Blerina Rugova, Klodiana Shala, si dhe shumë emra të njohur të ekranit i janë bashkuar festës dhe duken duke kërcyer pranë motrave Vjollca.

Image

Disa nga fotot dhe videot e festës, VIP-at i kanë ndarë edhe në profilet e tyre. Pasi mbylli me sukses një sezon të mbarë me “Shiko kush luan” dhe pasi kaloi një verë të nxehtë me pushime dhe me koncerte, Luana Vjollca është gati dhe me energji të reja për t’ia nisur nga e para. Ndërkohë, sa i takon jetës private, kjo festë ishte vula që ata i vunë marrëdhënies së tyre 3-vjeçare.

Para kësaj feste, Luana Vjollca dhe partneri i saj menaxher, Krenar Cocaj, u kapën mat në Venecia, bashkë me motrën e saj Marina Vjollca dhe reperin e njohur Getoar Selimi. Sipas fotove të publikuara nga mediat, të katër prisnin në radhë për të hyrë në një prej ndërtesave turistike të Venecias.

Këto foto paparazzi u publikuan diku nga fundi i majit, duke qenë se ishin pushimet e fundit të çiftit, duke marrë energjitë për një hyrje të fuqishme në tregun e muzikës para verës. Duket që bashkëpunimi i Luanës si një këngëtare amatore me disa këngëtarë profesionistë është dhe strategjia e sugjeruar nga i dashuri i saj menaxher, Krenari, për të depërtuar fuqishëm në tregun e muzikës.

Kështu, që kur ai e mori në menaxhim Luanën, përveç se realizon klipe më shpesh se këngëtarët e njohur, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme. Ashtu si në skenat e një prej klipeve të saj të fundit, ku Luana Vjollca shfaqet si Hirushja e përrallave, ajo ka arritur ta bëjë kështu jetën e saj larg televizionit. Pas përfundimit të sezonit televiziv me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”.

Image

Miqtë e afërt konfirmuan se ajo ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika dhe fustanet e shitura nga biznesi i ri. Në muajin shkurt, vëmendja e medias u kthye më shumë te Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat