Vdes legjenda e muzikës spanjolle - Bota Sot
Vdes legjenda e muzikës spanjolle

Mediale Vip

Vdes legjenda e muzikës spanjolle

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 23:02
Camilo Sesto

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto vdiq sot në Madrid, tha menaxheri i tij.

Ai ishte 72-vjeç. Sesto vdiq nga një arrest kardiorespirator, sipas menaxherit të tij, Eduardo Guervos.

Ai tha për Televisión Espanola, se Camilo u pranua të shtunën në një spital të Madridit pasi u ndje keq.

"Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe", shkruan Guervos në Twitter.

Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij. Ai ishte një nga zërat më ikonikë në zhanrin muzikor pop-latin të viteve '70 dhe '80.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...