Ka ndërruar jetë legjenda e muzikës spanjolle

Mediale Vip

Ka ndërruar jetë legjenda e muzikës spanjolle

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 13:09
Camilo Sesto

Ka vdekur legjenda e muzikës spanjolle.

Sot në Madrid ka ndërruar jetë këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto.

Lajmin e trishtë për publikun e ka bërë të ditur menaxheri i tij. Sipas Eduardo Guervos, 72 vjeçari vdiq pas një arresti kardiorespirator.

Ai tha për Televisión Espanola, se Camilo u pranua të shtunën në një spital të Madridit pasi u ndje keq.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat