Të pandarë nga njëri-tjetri, Tyler mbështet Gigi Hadid në spektaklin e ‘Tommy Hilfiger’ - Bota Sot
Të pandarë nga njëri-tjetri, Tyler mbështet Gigi Hadid në spektaklin e ‘Tommy Hilfiger’

Mediale Vip

Të pandarë nga njëri-tjetri, Tyler mbështet Gigi Hadid në spektaklin e ‘Tommy Hilfiger’

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:08
Gigi Hadid dhe Tyler Cameron

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron kanë vetëm një muaj që kanë nisur një lidhje romantike. Pavarësisht se kanë pak kohë bashkë, duket se ata janë të pandarë nga njëri-tjetri. Ditën e djeshme Tyler është shfaqur në të njëjtin spektakël të New York Fashion Week si Gigi. Personazhi i njohur televiziv siç duket ka qenë i pranishëm për të mbështetur partneren e tij, e cila ishte e ftuara VIP në spektaklin e ‘Tommy Hilfiger’, për shkak të bashkëpunimit të saj të gjatë me këtë markë. Megjithatë Gigi dhe Tyler nuk pozuan bashkë në tapetin e kuq, sepse modelja u shfaq me motrën e saj Bella, ndërsa Cameron vetëm.

Pak ditë më parë Gigi dhe Tyler u panë krah për krah në ditën e varrimit të gjyshes së Hadid. Në fotografitë e publikuara në media krahas tyre shfaqeshin edhe Dua Lipa e Anwar Hadid, të cilët janë dyshja më e diskutuar e momentit për një lidhje dashurie. Gigi dhe Tyler kanë nisur marrëdhënien e tyre në korrik dhe vetëm para pak javësh u panë për herë të parë bashkë në Brooklyn, kur nisën edhe thashethemet e para për lidhje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...