Pas aksidentit, Klajd Haruni ka fjalët më të bukura për miqtë e tij të “Threedots”

Mediale Vip

Pas aksidentit, Klajd Haruni ka fjalët më të bukura për miqtë e tij të “Threedots”

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:38
Threedots

Ka gjetur mënyrën më të bukur për t’u uruar shokëve të tij, rikuperimin pas aksidentit të ndodhur rreth dy javë më parë.

Klajdi Haruni, i cili ka postuar këtë foto në Instagram ku shihet së bashku me Brunon dhe Mir Vathin shkruan: “Bashkë na shtohet jeta”. Djemtë e “Threedots” janë shfaqur për herë të parë së bashku, pas ngjarjes së rëndë, ku fatmirësisht dy këngëtarët, Mir Vathi dhe Bruno pësuan vetëm disa lëndime të lehta.

Duke festuar rikthimin e çunave, Klajdi ka treguar se ata janë jo vetëm kolegë të mirë, por edhe shokë të pandarë. Rreth dy javë më parë, artistët e labelit “Threedots”, Bruno dhe Mir Vathi pësuan një aksident automobilistik teksa ishin rrugës për në koncert.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat