Anxhela Peristeri u rrezikua të goditej nga vetura gjatë xhirimeve të video projektit - Bota Sot
Anxhela Peristeri u rrezikua të goditej nga vetura gjatë xhirimeve të video projektit

Mediale Vip

Anxhela Peristeri u rrezikua të goditej nga vetura gjatë xhirimeve të video projektit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:31
Anxhela Peristeri

Ditë më parë publikoi video projektin më të ri muzikor të titulluar “Shpirt i bukur”.

Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin, kënga e së cilës po pritet mirë prej fansave dhe publikut të gjerë.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar tashmë sekuenca të videove së xhirimeve, ku shihet se ka rrezikuar paksa ajo.

Në fakt, gjatë xhirimit të skenave në rrugë, Anxhela u rrezikua të goditej nga një veturë që ishte duke kaluar gjatë filmimeve.

Theksojmë se kënga e publikuar para pesë ditëve deri më tani është shikuar mbi 200 mijë shikime në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...