Remzie Osmani ka ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet i mbushi

Mediale Vip

Remzie Osmani ka ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet i mbushi

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 06:39
Remzie Osmani

Remzia rreth të 50-ve Sot në familjen e këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmanit ka festë. Këngëtarja nga Mushtishti sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 48 vjet. Sot, këngëtarja e hiteve të shumta dhe nënë e dy fëmijëve do të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë.

Remzie Osmani, e lindur më 10 shtator të vitit 1971, është këngëtare shumë e njohur. Ajo është pjesë e skenës muzikore qe disa dekada me radhë dhe ende vazhdon të jetë mjaft aktive në muzikë, qoftë me projekte apo edhe nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

Projekti i fundit muzikor i Remzies është “Shume ty te du”, i publikuar më 12 korrik, i cili deri tani në Youtube ka mbi 1 milion klikime. Ndërsa, sa i përket jetës private, Remzie Osmani është e martuar prej vitesh me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat