Është emër mjaft i dashur për publikun dhe tanimë shquhet si njëra nga modelet më të suksesshme në trojet shqiptare.
Fjala është për Agnesa Vuthajn, e cila tërheq vëmendje thuajse me çdo postim që publikon në rrjetet sociale.
Bukuroshja nga Istogu është shfaqur tejet atraktive në imazhet e reja që ka publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa pozon pranë “Blue Wall”.
Me kostum elegant dhe me atlete, 33-vjeçarja nuk ka si të mos rrëmbejë vëmendje me dukjen e saj atraktive.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme as këtë herë nuk kanë munguar nga fansat e saj.