Kylie dhuron shumën marramendëse për vajzat që i fituan zemrën me punën që bëjnë

Mediale Vip

Kylie dhuron shumën marramendëse për vajzat që i fituan zemrën me punën që bëjnë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:01
Kylie dhuron shumën marramendëse për vajzat që i fituan zemrën me punën që bëjnë

Kylie Jenner dhe nëna e saj, Kris ishin të ftuara në emisionin “Ellen DeGeneres Show”. Kjo ishte intervista e parë e gjatë e Kylie-t pas lindjes së Stormi-t. Ajo jo vetëm që dha një intervistë, por bëri edhe një gjest që u vlerësua nga të gjithë dhe që përloti shumë njerëz. Kylie dhuroi plot 750,000 dollar për organizatën e fuqizimit të grave, “Nest of Love”.

Kylie dhe Kris mësuan për këtë organizatë nga themeluesja, Samantha Gil dhe dy anëtaret kryesore të saj, Briana Grumet dhe Daniela Villa. Në total Kylie dhuroi për vajzat 750,000 dollarë nga të ardhurat e Kylie Cosmetics. Fillimisht, ajo dhuroi 150,000 dollar për organizatën dhe 100,000 dollar për themeluesen e saj, Samantha-n. Më pas Kylie zbuloi se kishte nga dy dhurata për secilën. Nga një paketë të koleksionit të fundit “Kylie Cosmetics Birthday” dhe nga një çek prej 50,000 dollarësh për secilën anëtare të organizatës.

Disa prej vajzave shpërthyen në të qara kur iu dorëzua çeku. S’kanë faj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat