“Kështu rri edhe qeni im”, ndjekësi merr përgjigjen e papritur nga Kejvina

Mediale Vip

“Kështu rri edhe qeni im”, ndjekësi merr përgjigjen e papritur nga Kejvina

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:06
Kejvina Kthella

Tashmë ajo është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Është fjala për modelen, Kejvina Kthella, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.

Modelja herë pas here poston fotografi mjaft seksi dhe provokuese, të cilat komentohen shumë nga ndjekësit e saj.

Një ditë më parë, ajo ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë e të shkurtër, në ngjyrë rozë. Kejvina ka pozuar e ulur në gjunjë në dysheme dhe për këtë arsye ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Teksa ka marrë komplimente të shumta, një fans i shkruan diçka ndryshe. “Kështu rri dhe qeni im”, komenton ndjekësi, të cilit Kthella i përgjigjet shkurt: “Super”, duke lënë të kuptohet se nuk ia ndjen për fjalë të tilla.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat