Chrissy Teigen flet publikisht pas debatit me Trump: U inatosa shumë

Mediale Vip

Chrissy Teigen flet publikisht pas debatit me Trump: U inatosa shumë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:08
Chrissy Teigen dhe Donald Trump

Chrissy Teigen dhe Donald Trump u përfshinë ne një “luftë” virtuale fundjavën e kaluar që shkaktoi shumë bujë në media. E gjitha nisi nga presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se Chrissy është një llafazane e ndyrë, ndërsa bashkëshorti i saj, John Legend, një muzikant i mërzitshëm. Në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin e Ellen DeGeneres, Chrissy ka treguar se në momentin kur ka parë mesazhin e Trump i kishte “ndaluar zemra”. Presidenti e ka bllokuar Chrissy-n në rrjete sociale, ndaj ajo e kishte marrë vesh mesazhin nga miqtë e saj. “Dikush më nisi me foto deklaratën e Trump dhe zemra më ndaloi, sepse në atë moment e di që duhet të merresh me një grup njerëzish të egër”, ka treguar Teigen. Ajo ka shtuar se ato fjalë të Trump e kanë mërzitur vërtet shumë. “Ishte një ndjenjë e çuditshme. Isha shumë e inatosur. Mendoj se sytë m’u mbushën me lot sapo e pashë. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi tani”, është shprehur modelja. Chrissy ka treguar se ka debatuar me John se si do të përgjigjeshin, por më pas është befasuar kur ka parë sa shumë njerëz e kanë mbështetur. Më pas ajo ka thënë se do t’i lërë gjërat të shkojnë dhe se nuk dëshiron ta zgjasë më tej debatin me Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat