Ava Max arrinë shifra të larta të dëgjueshmërisë për një muaj

Mediale Vip

Ava Max arrinë shifra të larta të dëgjueshmërisë për një muaj

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:53
Ava Max

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Ava Max po korrë suksese të mëdha në skenën muzikore botërore, duke pasuar rrugën e trasuar nga Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa të cilat tanimë kanë prekur top listat botërore.

Edhe Ava, duket se po arrinë me sukses, hap pas hapi të ndërtojë karrierën e saj, me këngë që po priten tejet mirë nga publiku gjithandej.

Puna e vazhdueshme dhe talenti i Ava Max tanimë ka filluar të shpërblehet.

Në platformën muzikore ‘Spotify (Shuffle play)’ ajo ka arritur shifra të larta të dëgjueshmërisë.

Për një muaj, ajo ka mbledhur rreth 19.162.030 dëgjime, duke u ndjerë krenare për këtë arritje të saj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat