“Gjithçka mund të jesh, vetëm nuse jo”, Tayna bën fansat për të qeshur me përgjigjen epike - Bota Sot
“Gjithçka mund të jesh, vetëm nuse jo”, Tayna bën fansat për të qeshur me përgjigjen epike

Mediale Vip

“Gjithçka mund të jesh, vetëm nuse jo”, Tayna bën fansat për të qeshur me përgjigjen epike

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:09
Tayna

Pas një vere të mbushur me koncerte dhe publikimit të projekteve të reja, Tayna ka vendosur që të bëjë disa ditë pushime.

Reperja ka udhëtuar drejt Kalifornisë dhe nga aty ka “tërbuar” fansat me poza e saj seksi e veshur me bikini.

Tayna ka postuar së fundmi në “Instagram” disa pamje ku shfaqet pranë një pishine, dhe gjithë vëmendjen e mori trupi i saj perfekt, në super formë.

“Ëndrra e çdo vjehrre”, ka shkruar reperja bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente. Duke iu  referuar shkrimit të Tayn-a, një ndjekëse i shkruan se ajo mund të jetë gjithçka, vetëm nuse jo.

“Mir e ki, unë jam dhëndri”, ka reaguar menjëherë Tayna, duke i bërë ndjekësit e tjerë që të qeshin.

Ndërkohë mikesha e saj, Vildane Zeneli, e cila e shoqëron atë në këto pushime, i shkran se ajo është edhe “ëndrra e çdo vjehrri”. Duke qenë se fotot ia realizon modelja, ajo i kujton se “fotografja po përmirësohet me kalimin e ditëve”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...