Ku je? Barbana Dini sjell këngën e Ergi për ditëlindjen e tij

Mediale Vip

Ku je? Barbana Dini sjell këngën e Ergi për ditëlindjen e tij

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:39
Barbana Dini, Ergi Dini

Këngëtarja Barbana Dini ka treguar pengun e saj më të madh në lidhje me vëllain e saj të ndjerë Ergi Dini.

E ftuar në emisionin 'Rudina', këngëtarja tha se ka peng që nuk realizoi një këngë me Ergin. Por Barbana do të sjellë për publikun një këngë të Ergit në datën e lindjes së tij, më 18 tetor.

Ajo tha se kjo është një këngë që vëllai i saj dëshironin ta realizonin së bashku.

Barbana Dini: "Realisht e kam shumë peng që nuk kam një këngë me Ergin. Kënga që do vijë shumë shpejt që unë e kam bërë një premtim publik, do vijë datën 18 tetor, në datën e lindjes së tij. Ka qenë një knëgë që Ergi kishte shumë dëshirë ta bënim bashkë por mbeti në demo. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë. Por do vijë në ditëlindjen e tij, më 18 tetor.

Ky do të jetë projekti im i radhës, më i rëndësishmi që  po i përkushtohem për ta nxjerrë në kohë dhe për të qenë perfekt në çdo detaj, ashtu siç do dëshironte Ergi. 

Kam përgjegjësi dhe emocione të mëdha, prandaj dhe gjithnjë e kam shtyrë në kohë, por do ta bëj. Kënga është me tekst dhe muzikë nga Ergi dhe titullohet “Ku je?”. Kam vendosur të mos ndërhyj në asgjë, qoftë në tekst dhe qoftë në muzikë, do të jetë ashtu siç ai e ka ndërtuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat