Oferta e çmendur për aktoren e njohur, 1 milion dollarë?

Mediale Vip

Oferta e çmendur për aktoren e njohur, 1 milion dollarë?

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:53
Beren Saat

Beren Saat, Can Yaman dhe Cagatay Ulusoy janë zyrtarisht pjesë e Netflix, në Turqi, që do të nisin transmetimet vitin e ardhshëm. Ofertat e majme të aktorëve të njohur janë komentuar gjatë në mediat turke, por edhe më gjerë, madje edhe për fitimet që aktorët dhe do të nxjerrin nga këto seriale. Pritet që filmat e Netflix të transmetohen edhe në shumë vende të botës.  

Po cila është aktorja tjetër që ka rënë në “rrjetën” e Netflix?

Serenay Sarıkaya është emri i fundit që i shtohet listës së aktorëve të ftuar për të qenë pjesë e Netflix. Por sa është “çmimi” i saj?

Sipas mediave turke, producentët i kanë ofruar aktores një shumë prej 700 dollarësh për episod, por pretendimet e saj kanë qenë edhe më të mëdha: “Mund ta bëni 1 milion…” mësohet të jetë shprehur aktorja, e cila, megjithatë, ka deklaruar se do ta shqyrtojë ofertën për të qenë pjesë e këtij produksioni të madh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat