Një kunatë si Gigi Hadid, modelja shpreh hapur dashurinë për Dua Lipën

Mediale Vip

Një kunatë si Gigi Hadid, modelja shpreh hapur dashurinë për Dua Lipën

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:02
Gigi, Dua Lipa

Jo të gjithë e kanë shansin në jetë të kenë kunatë Gigi Hadid dhe anasjelltas, Dua Lipën. Anwar Hadid prej disa kohësh po shijon historinë e dashurisë me këngëtaren nga Kosova, Dua Lipën. Dyshja madje duket se po ecin shumë shpejt në lidhjen e tyre, pasi e kanë prezantuar njëri-tjetrin në familjet përkatëse. Anwar ishte 3 netë në Prishtinë për “Sunny Hill Festival”, për të mbështetur të dashurën e tij që e organizon këtë festival së bashku me babain, Dukagjinin.

Pra, me pak fjalë modeli u njoh me gjithë familjen Lipa. E njëjta situatë është edhe në familjen Hadid. Dua duket se ka fituar zemrën e Gigi-t e cila ka publikuar një foto të çiftit në Instagram dhe shkruan “I dua shumë këta të dy”.

Epo, kunatat paskan një marrëdhenie të mirë me njëra-tjetrën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat