Paris: Gjykata dënon princeshën saudite për dhunë ndaj një hidrauliku se u “soll keq”

Mediale Vip

Paris: Gjykata dënon princeshën saudite për dhunë ndaj një hidrauliku se u “soll keq”

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:37
Hassa bint Salman

Hassa bint Salman, motra e princit të fuqishëm të kurorës Saudite, Mohamed bin Salman, u dënua sot nga gjykata e Parisit me dhjetë muaj burg me kusht dhe 10 000 euro gjobë për dhunën e shkaktuar nga stafi i saj ndaj një hidrauliku të akuzuar se nuk qe sjellë mirë në vendin e punës.

Faktet që datojnë në vitin 2016. Hassa bint Salman, 42 vjeç, u gjykua në mungesë në fillim të korrikut, në veçanti, për truprojën e saj personale, Rani Saidi – i dënuar edhe sot – për kërcënimin, goditjen dhe poshtërimin e hidraulikut.

Arsyeja? Sipas princeshës, ai kishte shkrepur disa fotografi të paautorizuara për arsye pune në banjën e apartamentit, në Avenue Foch, një nga rrugët më elegante në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat