Çfarë ngjashmërië! Për herë të parë Renis Gjoka zbulon portretin e vajzës, që qenka kopje e babit!

Mediale Vip

Çfarë ngjashmërië! Për herë të parë Renis Gjoka zbulon portretin e vajzës, që qenka kopje e babit!

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:46
Renis Gjoka

Lajmi se Renis Gjoka u bë baba dy muaj më parë ishte surprizues për këdo. Ndonëse miqtë e afërt të artistit e dinë se Gjoka prej vitesh po jeton një histori të gjatë dashurie me partneren e tij, për publikun artisti i rrokut ka preferuar të mos japë detaje rreth jetës private.

Tashmë prej dy muajsh Renisi dhe partnerja janë bërë prindër dhe po shijojnë ndjesinë e paqtë teksa në familje kanë Aurën.

Gjatë kësaj kohe ai ka preferuar ta mbajë jashtë vëmendjes medatile të bijën, megjithatë së fundmi ka bërë një përjashtim.

Renisi ka publikuar në Instagram një foto mjaft të ëmbël dhe për herë të parë zbulon imazhin e Aurës, e cila duhet thënë që është një kopje në miniaturë e të atit.

“Koha që kalojmë bashkë është më e mira”; ka shkruar rrokeri në postimin e ëmbël me të bijën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat