Robert Berisha sqaron gjithçka në lidhje me Jessica Kadiun, thotë se Norën e ka në zemër 24 orë - Bota Sot
Robert Berisha sqaron gjithçka në lidhje me Jessica Kadiun, thotë se Norën e ka në zemër 24 orë

Mediale Vip

Robert Berisha sqaron gjithçka në lidhje me Jessica Kadiun, thotë se Norën e ka në zemër 24 orë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 14:07
Robert Berisha dhe Jessica Kadiu

Robert Berisha flet për lajmet e fundit që lidhin atë me Jessica Kadiun.

Robert Berisha ka qenë një prej emrave më të përmendur javët e fundit për shkak të ndarjes nga Nora Istrefi dhe kinse nuk mjafton me kaq ditët e fundit nga shumë media ai u ‘lidh’ me Jesicca Kadiun.

Media ka kontaktuar Robertin dhe ekskluzivisht këngëtari ka shpjeguar gjithçka rreth kësaj çështjeje.

Në pyetjen se a ka ndonjë të vërtetë në lajmet e fundit që e lidhin me Jessicën, Roberti është përgjigjur “Kur të lidhna me dikon kanë me marr vesh prej meje direkt si gjithmonë qysh i boj publike, skom qa me mshef jom beqar”.

Ai ka shpjeguar edhe arsyet e takimit me Jessica Kadiun.

“Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhë për të marr pjesë në projektet tona, nëse une pi kafe me naj kolege ose qoft dikush i familjes tem… naj teze, nuk dmth që jam në lidhje me tezen tem”, tha Roberti për lajmi.

Roberti më tutje vazhdon: “ Veç një sen kom qef me ditë krejt fansat e mi… që kurgjo nuk e boj për famë… i boj për qeft të shpirtit tem edhe shpresoj që se lëndoj kërkon… me punë dhe muzikë i kom arrit krejt kto deri tash e më së shumti me ndihmë e Norës në krah të famës saj që e ka bo me shumë punë dhe lodhje… i falënderon me zemër… sjom as i pari as i fundit… ma mirë shokë se me kriju negativitet në shpi afër fëmis…80% e martesave kanë probleme po rrinë bashkë se ju vjen marre prej familjes dhe adeeve dhe traditave palidhje që i kemi na shqiptart… kemi shumë të mira veç do do sene i kemi super ‘stupid’.. komente ka me pas gjithmonë smuj me i ndalu.. veç ni sen ne te din krejt ata qe don me ditë.. Që Norën dhe Reneen kami pas në zemër deri sa të jem gjall edhe 24/7 jom i gatshëm për çka do që kanë nevojë”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...