“Fiat” zgjedh këtë shqiptare për ta promovuar modelin e ri të veturave - Bota Sot
“Fiat” zgjedh këtë shqiptare për ta promovuar modelin e ri të veturave

Mediale Vip

“Fiat” zgjedh këtë shqiptare për ta promovuar modelin e ri të veturave

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:40
Ava Max

Pas Jennifer Lopez dhe Fabio Rovazzi, “Fiat” zgjedh një artiste shqiptare për ta promovuar modelin e ri të veturave.

Në faqen zyrtare të “Fiat” në Instagram, është paralajmëruar diçka e re me Ava Mac.

Bëhet fjalë për promovimin e veturës së re nga ky brend, i cili këtë herë zgjodhi pop-yllin me prejardhje shqiptare si imazh.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan në mbishkrimin e këtij postimi.

Në ato fotografi, Ava Max shfaqet pranë një veture, e veshur e tëra në të zeza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...