Zyrtare; Juria e “Kënga Magjike” është kjo!

Mediale Vip

Zyrtare; Juria e “Kënga Magjike” është kjo!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:17
“Kënga Magjike”

“Kënga Magjike” numëron vitin e 21-të këtë edicion, e gara e artistëve ka nisur prej disa ditësh teksa kanë dorëzuar këngët pjesëmarrëse në këtë garë.

Si çdo vit edhe këtë edicion, do t’i kushtohet rëndësi e veçantë artistëve të rinj, të cilët do të paraqiten para një jurie profesionistësh çdo të dielë në “E diela shqiptare”.

Por cilët do të jenë pjesëtarët e jurisë që do të vlerësojnë kategorinë “New Artist” këtë vit?!

Ndryshe nga edicionet e kaluara, kësaj here do të jenë tre ‘gjyqtarë’ e ata janë artisti Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderaj si dhe këngëtarja Jonida Maliqi.

Kujtojmë që programi “E diala shqiptare” çel siparin për këtë sezon më 15 shtator, ku edhe do të nisen të prezantohen artistët e parë që do të garojnë në “Kënga Magjike 2019”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat