Zbulohet këngëtari që do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

Mediale Vip

Zbulohet këngëtari që do të këndojë në dasmën e Bleros dhe Afronës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:33
Blero dhe Afrona

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga dasma e shumëpritur e Bleros me Afrona Dikën, që të dy herë pas here zbulojnë nga një detaj rreth ditës së tyre të madhe.

Ceremonia e cila pritet që të jetë madhështore do të mbahet më 21 shtator në një vend bregdetar, në Ranën e Hedhun. Gjithashtu thuhet se do të jenë shumë të ftuar personazhe të njohur të ekranit.

Ndërkohë Blero ka zbuluar për ndjekësit e tij edhe një detaj tjetër. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ai tregoi se në dasmën e tij i ftuari special është këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Ylli Limani.

Ky i fundit do të këndojë këngët e tij të dashurisë në ditën e veçantë për çiftin. “Pikërisht ky artist shok dhe shpirti i tij i paqtë do të na këndojë këngën e dasmës, vëllai im Ylli Limani”, shkruan Blero në një foto ku shfaqet me këngëtarin dhe vajzën e tij.

Ndërkohë ditën e djeshme, Afrona zbuloi edhe vendin ku do të kalojnë muajin e mjaltit dhe është pikërisht Hawai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat