Capital T premton një super koncert në Tiranë

Mediale Vip

Capital T premton një super koncert në Tiranë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:01
Capital T

Capital T ka filluar numërimin prapa për koncertin e shumë pritur në Tiranë.  

Dhe për këtë reperi nga Kosova ka premtuar një spektakël të madh ashtu siç nuk është arë ndonjëherë në trojet shqiptare, madje përgatitjet i kanë tejkaluar pritshmërit e tij.

Në një postim në Instagram Kapo ka sjellur fotografi nga përgatitjet finale që po bëhen rreth organizimit të koncertit.

“#TIMECAPSULE update : Une me ekipin po punojme fort qe tju dhurojme nje super show, po tejkalohen pritshmerite e secilit prej nesh me gjithe kete energji pozitive dhe padyshim kjo osht dicka qe se keni pa ma heret ne Trojet tona. A jeni gati ? — 19.09.19”, ka shkruar reperi sipër imazheve.

Ndërsa, përveç përgatitjeve për koncert reperi poashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell edhe disa projekte muzikore brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat