Mëson tradhtinë, Bora Zemani përzë Romeon nga emisioni

Mediale Vip

Mëson tradhtinë, Bora Zemani përzë Romeon nga emisioni

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:35
Romeo, Bora dhe Donaldi

Romeo, Bora dhe Donaldi na kanë bërë shpeshherë të qeshim me skeçet e tyre në emisionin “Treshat”. Në puntatën më të fundit, Bora e ka përzënë Romeon nga emisioni teksa luanin një skeç.

Bora luajti rolin e të dashurës së Romeos ndërsa ky i fundit kishte ardhur nga disko i pirë. Për të zbuluar nëse ai e ka tradhëtuar apo jo, Bora i kërkoi Romeos të telefononte Donaldin i cili luante mikun e ngushtë.

“Ti je me fat se ty të kërcenin ato gocat”, i tha Donaldi Romeos dhe Bora dëgjoi gjithçka.

Kaq mjaftoi që moderatorja ta përzinte Romeon duke i bërtitur: “Zhduku idiot, merr furçën e dhëmbëve dhe zhduku”. Por sigurisht që gjithçka ishte pjesë e skeçit të cilin mund ta ndiqni në videon e mësiperme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat