Ish-burri i Zooey Deschanel flet për lidhjen e saj të re

Mediale Vip

Ish-burri i Zooey Deschanel flet për lidhjen e saj të re

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:03
Zooey Deschanel, Jacob Pechenik,Jonathan Scott

Ish-burri i Zooey Deschanel, Jacob Pechenik, ka folur për lidhjen e saj të re me Jonathan Scott.

47 vjeçari dukej mirë duke theksuar se ndarja e tyre ishte miqësore.

“Po, gjithçka është miqësore dhe kemi dy fëmijë të bukur bashkë. Ne jemi duke i rritur ata dhe do të vazhdojmë njësoj. Unë jam i lumtur”, tha Jacob për HollywoodLife.

“Zooey dhe unë kemi pasur shumë dallime kur bëhet fjalë për biznesin. Ne të dy dimë të cilat janë pikat tona të forta dhe të dobëta prandaj i drejtohemi njëri-tjetrit për sugjerime ose këshilla”, tha ai më tej.

Zooey dhe Jacob u fejuan në janar të vitit 2015 dhe u martuan në qershorin e atij viti. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Elsie katër vjeç dhe Charlie dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat