Grida Duma zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga muzika - Bota Sot
Grida Duma zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga muzika

Mediale Vip

Grida Duma zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga muzika

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 06:59
Grida Duma

Ne të gjithë njohim një profil të kuruar dhe mjaft institucional të politikanes Grisa Duma dhe vështirë ta mendojmë jashtë “kostumit” që ajo ka krijuar prej kohësh para publikut. Por, si të gjithë, natyrisht, edhe ajo di të jetë më sportive, me xhinse dhe tshirt, për të zbuluar profilin tjetër që pakkush ia njeh.  

Sezonin e ri të Pop Culture ishte pikërisht deputetja Grida Duma ajo që e nisi me një intervistë me Dojna Memën. Në “Një ditë me Dojnën”, Grida rrëfeu detaje për veten që më herët nuk i kishte thënë në publik.

Ndoshta jo të gjithë e dinë se dikur Grida ka studiuar violinë dhe ka qenë në shkollë arti, por zgjodhi që të hiqte dorë në gjimnaz.

E mësuar me artin dhe e rritur në një familje me kërkesë të lartë për arsimin, Grida nuk do ta kishte të lehtë rrugën drejt ëndrrave dhe pasioneve të saj. Edhe pse studioi për disa vite violinë, nuk zgjodhi ta ndiqte muzikën dhe arsyen e vërtetë deputetja e PD-së e tha vetëm sot:

 “Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej, i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur një herë të vetme të marr një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha. Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë sime vinin kushërinjtë që do bëheshin gati. Unë i dëgjoja që luanin me top, por vazhdoja studioja violinë se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për t'u perfeksionuar. Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ia dola”,- pranon ajo më në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...