Tayna ndërhyn në foto për të bërë belin ‘një grusht’

Mediale Vip

Tayna ndërhyn në foto për të bërë belin ‘një grusht’

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:17
Tayna

Duket se Taynës nuk po i mjaftojnë format e saj.

Reperja duket se po ndërhyn edhe në fotografitë e saj në bikini, që së fundi i ka shpeshtuar.

Ajo po shfaqet çdo herë e më shumë në poza provokuese, në të cilat edhe tregon linjat e trupit.

Megjithatë, duket se thyerjet dhe zhveshja nuk po i mjafton reperes, e cila në bazë të ndërhyrjes në foto duket se nuk është plotësisht e kënaqur me trupin e saj.

Në foton më të fundit të postuar, shihet mjaft qartë se ajo ka ndërhyrë tek pjesa e belit, për ta bërë edhe më të ngushtë.

E kjo vërehet tek pllakat e pishinës, të cilat tek pjesa e belit janë më të shtrembëta dhe jo në vijë të drejtë siç jnaë në pjesën e djathtë të këngëtares.

Ndërhyrjet në fotografi për të rritur përmasat e trupit po vazhdojnë të bëhen me të madhe dhe jo vetëm nga artistet e estradës sonë.

Ndërsa tek artistet ndërkombëtare tashmë ka filluar një trend i ri ku ato po e pranojnë trupin e tyre ashtu siç është dhe po zgjedhin të shfaqen reale edhe në rrjetet sociale.

Së fundi, këngëtarja Demi Lovato ka bërë bujë me fotot e saj ku shihet me celulit dhe jo në format perfekte siç është mësuar ta shohë e ta pranojë shoqëria.

Për këtë postim, në të cilin Demi ka thënë se tash e tutje nuk do të ndërhyjë më asnjëherë në asnjë fotografi të saj në të ardhmen, ka marrë shumë përkrahje dhe lëvdata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat