Fernando nis shkollën, Çiljeta i dedikon fjalët më emocionuese: Dukesh si babai yt

Mediale Vip

Fernando nis shkollën, Çiljeta i dedikon fjalët më emocionuese: Dukesh si babai yt

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:15
Çiljeta Xhilaga

Sot me mijëra fëmijë në gjithë Shqipërinë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës e të tjerë u rikthyen pas disa muajsh pushime.

Në këtë ditë nuk munguan urimet e shumta nga ana e prindërve që i ndiejnë emocionet njësoj si fëmijët e tyre.

Personazhet e njohur nuk kanë nguruar të ndajnë edhe foto në rrjete sociale shoqëruar me nga një dedikim dhe më i veçanti mund të themi se ishte ai i Çiljetës.

Djali i këngëtares ka nisur klasën e parë dhe sigurisht që emocionet për Çiljetën kanë qenë të shumta.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Fernandos në shkollë dhe disa të tjera që nga koha kur ai ka qenë bebe.

Bashkangjitur tyre Çiljeta ka shkruar: “Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë nuk ka dyshim se do të zgjidhja vetëm ty, duket sikur ishte dje kur të kam lexuar dhe të kam parë duke luajtur. Sot shikoj një pjesë të vogël të vetes time tek ty në mënyrën si sillesh dhe si i bën gjërat. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, mënyrën si dukesh dhe karakterin tënd të fortë si një burrë i madh… Jam mirënjohëse që Zoti kishte planifikuar që të ndihmoja djalin tim të bëhej një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria e mamit”. Fernando është djali i vetëm i këngëtares, ndaj lidhja që ajo ka krijuar me të është shumë e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat