Erik Lloshi sqaron njëherë e mirë raportin me Anxhela Peristerin: Ajo e mirëkupton këtë gjë

Mediale Vip

Erik Lloshi sqaron njëherë e mirë raportin me Anxhela Peristerin: Ajo e mirëkupton këtë gjë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:17
Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri

Prej disa ditësh vëmendjen e ka marrë raporti midis Erik Lloshit dhe Anxhela Peristerit të cilët njihen si miq shumë të ngushtë. Diskutimi nisi në momentin kur Erik Lloshi nuk mori pjesë në koncertin e Anxhelës dhe u përforcua akoma dhe më shumë me mungesën e saj në një nga ditët më të rëndësishme të tij si është dita e martesës. Ditën e sotme këngëtari ka sqaruar gjithçka në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Në lidhje me konfliktin midis tij dhe Anxhelës ai shprehet: “Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të fortë e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qenë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar. Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë…”. Ai tregon se ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe se kjo është e vërteta që të gjithë duhet të dimë. Kujtojmë që këngëtari është kurorëzuar së fundmi me martesë dhe shumë shpejt pritet të kthehet në muzikë me një baladë, pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat