Gabrieli nis ditën e parë të shkollës, Hueyda e emocionuar: Më kapi një ankth

Mediale Vip

Gabrieli nis ditën e parë të shkollës, Hueyda e emocionuar: Më kapi një ankth

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:18
Hueyda dhe Gabrieli

Shumë prej fëmijëve kanë nisur sot vitin e parë shkollor dhe emocionet kanë qenë të shumta. Por përveç vogëlushëve, janë edhe prindërit ata që përjetojnë ndjesi të veçanta në këtë ditë. Një ndër to është edhe Hueyda El Saied, e cila ka përcjellë Gabrielin në ditën e parë të shkollës. “Gabrieli është i gëzuar, ndërsa mua më kapi një ankth sa që kur u fut në klasë rrija si statujë te dera dhe e shihja. Në një moment u hutova aq shumë sa u futa në klasën e tij dhe pyeta Gabriel ku e le çantën, ndërkohë që çantën e tij e kisha unë. Koha kalon kaq shpejt dhe unë e kuptoj këtë teksa shoh Gabrielin të rritet e të më thotë ‘ Mami mjaft më puthe'”, shkruan Hueyda në foton ku shfaqet Gabrieli. Me sa duket emocionet kanë qenë më të forta për vetë showgirl-in se sa për Gabrielin e vogël.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat