Valentin Kuqi-Vali sjell baladën e bukur "Pse u ndamë"

Mediale Vip

Valentin Kuqi-Vali sjell baladën e bukur "Pse u ndamë"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:15
Valentin Kuqi-Vali

Megjithëse ai është rritur në Kroaci kurrë nuk e ka harruar gjuhën shqipe dhe pasionin e tij për të kënduar bukur këngën shqipe.

Ky është artisti simpatik Valentin Kuqi-Vali i cili sapo ka sjellë projektin e dytë muzikor, një këngë mjaft e bukur me titull "Pse u ndamë", me muzikë nga kompozitori i ri nga Prishtina, Albos, punuar në studion InRecords e video realizuar nga Dream Films nga Gjilani.

Vali është me origjinë nga fshati Kushavec i Gjakovës ku përveç se është mjaft i angazhuar dhe kërkuar në ahengjet familjare te shqiptarët në Kroaci ai verën që shkoi kishte mjaft angazhime dhe në Kosovë.

E këngëtari ka dashur të vijë në këtë fillim vjeshte me këtë baladë mjaft të bukur e cila ka nisur të pritet mjaft mirë, ndërsa po mendon të sjellë më vonë një këngë ritmike e plot projekte të tjera interesante.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat