Ronela Hajati sjell një pjesë të këngës së re - Bota Sot
Ronela Hajati sjell një pjesë të këngës së re

Mediale Vip

Ronela Hajati sjell një pjesë të këngës së re

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:18
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, gjatë këtij viti publikoi një sërë projektesh, përfshirë edhe bashkëpunimet me artistë të mëdhenj të estradës.

Megjithatë, pavarësisht angazhimeve të verës ajo është duke punuar në projektin e ri, të cilin pritet të sjellë së shpejti para publikut.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Coming soon- MVP 20/09 @tull_productions @sebastianproduction @eri.dee @zv_store @sagerimakeup @iljanstermolli

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

30-vjeçarja ka publikuar një video të shkurtër të këngës së re, e cila titullohet “MVP” dhe siç tregon ajo do të lansohet më 20 shtator.

Ronela edhe këtë herë do bashkëpunojë me produksionin “Tull Productions”, ndërsa videoja që ka sjellë duket tejet e veçantë.

“Lage” përndryshe mban titullin kënga e fundit e publikuar nga artistja Hajati në qershor të këtij viti, që në platformën YouTube ka mbledhur afro pesë milionë shikime.

Krahas projekteve, e njëjta ka qenë tejet e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...