Ava Max i përgjigjet fansit rreth pyetjes nëse di të flasë shqip

Mediale Vip

Ava Max i përgjigjet fansit rreth pyetjes nëse di të flasë shqip

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:08
Ava Max

Përveç Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës, është edhe një tjetër shqiptare shumë e suksesshme në botë.

Bëhet fjalë për Ava Max, e cila viteve të fundit është shndërruar në një senzacion dhe e gjithë kjo në saje të dy projekteve “Sweet But Psycho” dhe “So Am I”, që korrën suksese të mëdha dhe mblodhën klikime të shumta në platformat e ndryshme muzikore.

Megjithatë, bukuroshja me prejardhje nga Saranda, edhe pse nuk ka lindur në trojet shqiptare, ajo shpesh nëpër intervista e përmend origjinën e saj, duke u krenuar me shqiptarët.

Së fundmi, ajo u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth saj dhe natyrisht se një pyetje nga shqiptarët nuk ka munguar.

“A e di gjuhën shqipe”, është pyetja e fansit, teksa Amanda jep një përgjigje duke thënë se ‘ishte gjuha e parë e saj’.

Biondja po vazhdon të jetë tejet aktive me projekte të reja, ku javë më parë publikoi edhe klipin e “Thorn”, në të cilin shfaqet si një si një heroinë që ndeshet me kriminelët në klip, e më pas në një prej skenave thyen xhamin e veturës së të dashurit, duke i prerë atij rripin e sigurimit.

Theksojmë që Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat