A ka mundur Liam Hemsworth ta harrojë Miley Cyrus pasi u zhvendos në Australi?

Mediale Vip

A ka mundur Liam Hemsworth ta harrojë Miley Cyrus pasi u zhvendos në Australi?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:18
Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Pas ndarjes së bujshme nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth u zhvendos në Australi së bashku me vëllain e tij Chris Hemsworth, duke u përpjekur për ta kaluar gjithë këtë periudhë në qetësi. Burime ekskluzive pranë tyre kanë zbuluar për ‘Hollywoodlife’ se Liam nuk e ka marrë ende veten nga ndarja dhe se nuk është në kërkim të një vajze tjetër për një lidhje të re.

Ata kanë shtuar se Hemsworth e mendonte Cyrus si mamanë e fëmijëve të tij, ndaj dhe kjo ndarje ka qenë tepër e vështirë për aktorin.

Nga ana tjetër ylli i muzikës pop sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikore, me titull ‘Don’t Call me Angel’, i cili dyshohet të jetë një dedikim për ish-partnerin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat