Shumë pranë 1-vjetorit të Kajan, Ajola Xoxa kthehet pas në kohë me këtë foto nga pritja e ëmbël

Mediale Vip

Shumë pranë 1-vjetorit të Kajan, Ajola Xoxa kthehet pas në kohë me këtë foto nga pritja e ëmbël

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:28
Ajola Xoxa

Partnerja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa ka zgjedhur të publikojë shumë pak foto nga momentet pranë të voglit të saj Kajan, apo dhe nga periudha kur ishte duke përjetuar pritjen e ëmbël. Megjithatë duket se ditën e sotme Xoxa është bërë nostalgjike dhe ka zgjedhur ta kujtojë atë periudhë me anë të një fotoje të papublikuar më parë. Ajola ka ndarë me ndjekësit në llogarinë në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur me fustan në ngjyrë lejla.

“Një vit më parë”, ka shkruar ajo krah postit më të fundit shoqëruar me një zemër. Mesa duket koha ka kaluar shumë shpejt, pasi në vetëm pak javë i vogli do të festojë 1-vjetorin. Disa ditë më parë dyshja u fotografuan duke shëtitur së bashku me Kajan në kopshtin botanik të Tiranës, duke shijuar natyrën dhe ajrin e pastër familjarsisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat