Lumnije Thaçi e veshur dhe e rregulluar kaq bukur, nuk njihet!

Mediale Vip

Lumnije Thaçi e veshur dhe e rregulluar kaq bukur, nuk njihet!

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:31
Lumnije Thaçi

Gruaja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Lumnija është ndër gratë më të komentuara të politikanëve.

Për dallim nga bashkëshorti, i cili ka rrjete sociale, në të cilat publikon pamje nga jeta private dhe publike, zonja e parë nuk mund të gjendet në asnjë rrjet social.

Fotografitë e saj nga ahengjet apo ndejat e ndryshme mund të shihen vetëm nga të afërmit apo kolegët e saj, të cilët i publikojnë në rrjete sociale.

Kështu ndodhi edhe sot, kur disenjatorja e njohur, Vjollca Llapashtica në profilin e saj në instagram publikoi një fotografi të bukur të Lumnije Thaçit.

E veshur me fustan ngjyrë vjollce dhe me flokë të rregulluara bukur, bashkëshortja e Thaçit duket si zonjë në imazhin e fundit.

Kujtojmë që Presidenti Hashim Thaçi dhe Lumnija janë martuar qe disa dekada dhe nga martesa kanë djalin Endritin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat