Rina Balaj në studio për projekte të reja

Mediale Vip

Rina Balaj në studio për projekte të reja

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 19:38
Rina Balaj

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, pas angazhimeve të shumta të verës me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme ka shijuar disa ditë të mira pushimi. 

Si destinacion të pushimeve luksoze ka zgjedhur rivierën turke, ndërsa nuk ngurroi të sjellë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Ndërkaq tani, ajo duket se është kthyer në studio dhe ka nisur punën për projekte të reja muzikore.

Të paktën, kështu e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

Në studio po ashtu me këngëtaren shqiptare shfaqen edhe dy producentët e labelit “On Records”, Zzap&Chriss, të cilët qëndrojnë gjithnjë prapa projekteve të saj.

E njëjta nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme të kësaj kënge, por siç shihet shumë shpejt do të prezantohet para publikut.

“Ideal” në bashkëpunim me Koston mbetet projekti i fundit i publikuar nga artistja Balaj, ku në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 7.4 milionë klikimeve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat