La mjekësinë për t’u bërë yll i pornografisë

Mediale Vip

La mjekësinë për t’u bërë yll i pornografisë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:52
Silvia Saige

Silvia Saige mësoi shumë në shkollë, shkoi në universitet dhe u punësua në radiologji.

Pavarësisht se i kalonte ditët duke ndihmuar njerëzit dhe duke i bërë ata të ndjehen të qetë, ajo e dinte që nuk ishte e lumtur dhe se ishte koha për një ndryshim.

Ajo u transferua në L.A. për të ndjekur pasionin e saj për komedinë por pas disa muajsh ajo bëri një veprim të madh që do të ndryshonte jetën e saj përgjithmonë – duke u regjistruar për t’u bërë një yll i filmave për të rritur.

35 vjeçarja e do punën e saj dhe fiton më shumë se 1 mijë dollarë për vetëm disa orë, por ndikimi që ka pasur tek prindërit e saj, ende e shqetëson atë.

Duke folur për Mirror Online, ajo tha: “Pjesa më e vështirë është të dish që familja ime po merret me karrierën time po aq sa unë. Dua që prindërit e mi të jenë po aq krenarë për punën njësoj si kur punoja në mjekësi”.

“Asnjëherë nuk kam dashur që prindërit e mi të ndjehen të dështuar. Unë kam një diplomë. Kisha mundësi por zgjodha mundësi seksin. Kjo shqetësoi shumë njerëz, përfshirë familjen time”.

“Jam krenare për atë që bëj”, vazhdoi ajo.

Në fillim, prindërit e saj ishin shumë kundër vendimit të saj por Silvia thotë se ata tani e pranojnë pak a shumë.

“Babi im ka më shumë mirëkuptim por nëna ime ka fe. Ai e kupton që unë jam e sigurt, e lumtur dhe marr vendime të mira për veten time”.

Puna e saj në industrinë e të rriturve ka hapur shumë dyer të tjera për të.

Silvia ka pesë vjet që punon në këtë industri dhe thotë se tani është plotësisht normale për të.

Ajo tani bën midis tre dhe pesë xhirime në javë. Një xhirim mund të zgjasë diku midis dy dhe gjashtë orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat