Edhe një ditë para koncertit, Aurela Gaçe nuk heq dorë nga kujdesi për veten dhe vajzat

Mediale Vip

Edhe një ditë para koncertit, Aurela Gaçe nuk heq dorë nga kujdesi për veten dhe vajzat

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:49
Aurela Gaçe

Mbrëmjen e nesërme Aurela Gaçe pritet të ngjitet në skenën e amfiteatrit në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë për të dhuruar një performancë elektrizuese në koncertin e saj recital. Duke qenë se kërkohet shumë impenjim për përgatitjet e koncertit, këto ditë kanë qenë të ngjeshura me punë për këngëtaren. Megjithatë ajo ka treguar se nuk ka hequr dorë në asnjë moment jo vetëm nga kujdesi për koncertin, por edhe për familjen. Së fundmi Aurela ka treguar se si i ka kaluar këto ditë duke u përgatitur për shkollën e kopështin e vajzave, duke u punuar e pa u lodhur në palestër dhe në provat e koncertit. Pak orë më parë ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke u stërvitur dhe ka treguar se as në këto ditë të mbushura me punë nuk ka hequr dorë nga detyrimet e si nënë dhe për kujdesin ndaj vetes së saj.

“Dita nisi me orën me zile…sistemim fëmijësh nëpër shkolla e kopshte…një orë gjumë prapë dhe tani gati për një ditë shumë të gjatë që na pret. Deri orëve të mëngjesit me foni e ndriçim, trupën e baletit e shumë të tjera…prova gjenerale për koncertin nesër”, ka shkruar Aurela në një video. Më pas ajo ka treguar se shihet duke ushtruar kardio, gjë që e ndihmon shumë për të mbajtur ritmin në skenë pa ju marrë fryma.

Përtej asaj që tregon një ditë nga jeta e saj, Aurela shërben edhe si një shembull se nëse ka vullnet dhe energji të mirë të gjithë mund t’ja dalim mbanë të realizojmë në jetë gjithçka që duam.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat