Suzana Selimi rikthehet fuqishëm në skenën muzikore - Bota Sot
Suzana Selimi rikthehet fuqishëm në skenën muzikore

Mediale Vip

Suzana Selimi rikthehet fuqishëm në skenën muzikore

Nga: Albulenë Muji Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:59
Suzana Selimi

Të jesh në kulmin e karrierës tënde është e vështirë që të largohesh nga skena, por kjo nuk e ndaloi këngëtaren, valltaren dhe aktoren e njohur shqiptare që të fillojë një pauzë për të filluar një kapitull të ri në jetën e saj. Suzana Selimi, para disa viteve kishte marrë një vendim të rëndësishëm, që të lë anash karrierën e saj që të fillojë një jetë të re së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo pas një përkushtimit në krijimin e familjes së saj, është rikthyer fuqishëm në skenë. Ajo tashmë ka publikuar dy projekte, ndërsa dy të tjera pritet që t`i publikojë gjatë festave të fund vitit.

Suzana ju që nga mosha e fëmijërisë keni qenë aktive në televizion, si në shou të ndryshme, klipe etj., si të erdhi ideja në moshë aq të re?

Suzana Selimi: Ideja erdhi nga shkolla fillore,kur isha aktive në programet shkollore, pastaj familja dhe shoqëriagjithnjëinsistonin që të marr pjesëndonjë program televiziv. Një ditë babi më dërgoi në Tv bingo më pranuan si valltare e grupit “Future Step” dhe nga këtu mu hapën shumë dyer. Isha valltarja më e kërkuar (u bëra valltare edhe Rtv21) ku punoja me shumë këngëtar siç janë:Genta Ismaili, Nora Istrefi, Etno Engjujt, Gold Ag etj etj...

Nga kush kishit mbështetjen më të madhe në atëkohë?

Suzana Selimi:Mbështetjen më të madhe e kisha nga familja, shoqëria. Si edhe shumë artistë të cilët i kisha miq më kanë përkrahur ndër vite..

Më pas ju filluat të merreni edhe me aktrim, nga juvjen gjithë ky talent?

 Suzana Selimi:Pasi përfundova shkollën fillore u regjistrovashkollën e aktrimit tek regjisori Xhemail Luta. Gjatë kësaj kohe isha ende isha valltare e Rtv 21, kisha edhe shumëëndrra tjera artistike siç janë aktrim, muzika. Aty mëerdhën disa oferta nga producenti i Eurolindit për disa parodi për vitin e ri.Kam pasur rastin që të punoj role së bashku me figura të njohura të humorit shqiptarë, si me humoristen e njohur, tashmë të ndjerën Zyrafete Gashi e njohur si Zyra, humoristët të cilët janë të njohur me emrat artistik si Qumili, Cima, Lalushi etj... Gjatë kësaj kohe isha shumë aktive me parodi, gjithashtu edhe me xhirime të viti të ri.

Kurse nga viti 2009 ju i hytë edhe botës së muzikës, si u pritet nga adhuruesit tuaj?

 Suzana Selimi:Po në vitin 2009 fillova edhe me muzikë me “3 eks” këngën të cilën e pata punuar me Genc Prelvukaj. Kjo këngë ishte pritur shumë mirë nga fansat e mi në atë kohë. Prandaj kjo është arsyeja pse i jam kthyer sërish muzikës pas një kohe kaq të gjatë. Gjatë kësaj kohe keni marrë edhe çmime të ndryshëm. Cilin çmimin mund ta veçoni? Suzana Selimi: Gjatë kësaj kohe i kam marr dyçmime të cilat mund t`i veçoj, njëri për paraqitje skenike, si dhe vendin e dytë në festivalin e njohur “Kosova Fest”. Çmimin të cilin e kam më përzemërt është çmimi për paraqitje skenike kjo për shkak se të vlerësohet edhe koreografia, si dhe aktrimi gjatë përformances në skenë. Ti kthehemi pak jetës personale, ju keni bërë një pauzë dhe gjatë kësaj kohe krijuat familje. Kush e përbënë familjen tuaj? Suzana Selimi:Po dikur vendosa të bëjë një pauzë të shkurt, për t`i kushtuar vëmendje jetës time private. Gjatë asaj kohe nisa një lidhje dashurie, e cila përfundoj me martesë. Gjatë kësaj pauze kam sjell në jetë tre engjëj. Të cilët i kam pagëzuar me emrat Analina, Adela dhe Arison. A është Suzna një nënë e përkushtuar?

Suzana Selimi:Po jam e përkushtuar shumë sikurse çdo nënë. Mundohem që t`i përkushtohem familjes time 100% kjo është edhe arsyeja e pauzës time nga skena. Pra, kam lënë karrierën time anash për shkak të fëmijëve të mijë.

Si ështënjë ditë e zakonshme e juaja?

 Suzana Selimi:Një ditë e zakonshme imja është: Zgjohem herët i përgatisë fëmijët për në çerdhe, pastaj i dërgoj atij. Kur të kthehem merrem më punët e shtëpisë, sikurse çdo nënë, gjithashtu, kur gjej kohë të lirë i ndihmoj burrit në biznesin e tij. Gjithashtu, gjatë kohës së lirë shkruaj edhe tekste të këngëve të cilat mund të dëgjohen në projektet e radhës.

Tash po në 2019, ju jeni rikthyer fuqishëm me dy këngë të reja, si mendoni që do priten nga adhuruesit tuaj?

Suzana Selimi:U riktheva tash pas disa vitesh pauzë me 2 projekte. Dy këngët cilat i kam realizuar edhe video klipet. Rol të rëndësishëm në rikthimin tim në skenë ka edhe DJ Cima, që e shfrytëzoj rastin ta falënderoj publikisht. Kurse nga adhuruesit e mijë është pritur mjaftë mirë, të cilët, po ashtu i falënderoj për përkrahjen e tyre të vazhdueshmender vite.

Cilat do jenë risit apo bashkëpunimet që do na risjellni përgjatë këtij viti?

 Suzana Selimi:Tash jam duke i përgatitur tri këngë për xhirimet e vitit të ri. Kësaj radhe kam bashkëpunuar me G muzik label. Ajo çfarë dua të them për këto tri këngë të reja është se të gjitha janë ndryshe prej dy projekteve të rikthimit. Gjithashtu, çfarë dua të zbuloj është se pasi t`i përfundoj projektet e viti të ri, do ketë shumë risi në vitin 2020. Pasi që jam në bisedime me 2 këngëtar të njohur për të sjellë bashkëpunime, nuk dua t`i ceki emrat për arsyeje se ende asgjë nuk është përfundimtare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...