Capital T publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria, kur pozonte me çifteli - Bota Sot
Capital T publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria, kur pozonte me çifteli

Mediale Vip

Capital T publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria, kur pozonte me çifteli

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:31
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, do të mbajë një koncert gjigant në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Time Capsule” mban titullin ky koncert, i cili njëherësh do të shënojë një prej momenteve më kulminante në karrierën e reperit.

Teksa u nderua me mirënjohje nga qyteti i Krujës pak ditë më parë, Capital T publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet kur iu dhurua dekorata e qytetit.

Ndërkohë, në të njëjtin postim, ai publikoi edhe një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tij.

Bëhet fjalë për kohën kur Kapo ishte rreth 10 vjeç, teksa pozonte me plis të bardhë në kokë dhe mbante në duar çiftelinë.

Duket se pasionin për muzikë, Capital T e ka pasur që në fëmijëri, teksa edhe karrierën muzikore e filloi si i ri në moshën 15-vjeçare.

Ai është pa diskutim një nga reperët më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...