A janë në një lidhje Can Yaman dhe Demet Ozdemir? Modelja italiane i nxjerr sekretin - Bota Sot
A janë në një lidhje Can Yaman dhe Demet Ozdemir? Modelja italiane i nxjerr sekretin

Mediale Vip

A janë në një lidhje Can Yaman dhe Demet Ozdemir? Modelja italiane i nxjerr sekretin

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:23
Can Yaman dhe Demet Ozdemir

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është shumë i famshëm në Turqi e më gjerë për shkak të talentit të tij në aktrim e pamjes që ka çmendur shumë vajza.

Xhani është bërë i njohur dhe në Itali pasi edhe atje po transmetohen filmat e tij.

Aktori së fundmi ka shkuar në Itali për të takuar fansat, por mesa duket ka gjetur kohën edhe për njohje të reja.

Image

Një modele italiane që cilësohet si më e bukura në Naples ka thënë për një revistë italiane se është njohur me Xhanin gjatë pushimeve.

Mirëpo ajo i ka nxjerrë një sekret aktorit duke thënë se ai dhe Demet Ozdemir e cila njihet si "Sanem", nuk janë në një lidhje dhe këtë i ka thënë vetë ai.

"Ne u takuam gjatë pushimeve dhe kaluam vërtet mirë me njëri-tjetrin. Can madje më ftoi në Stamboll. Dhe jo, ai dhe Demet Ozdemir nuk janë bashkë! Këtë ma ka thënë ai vetë", u shpreh modelja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...