Ilda Bejleri tashmë edhe me biznes personal - Bota Sot
Ilda Bejleri tashmë edhe me biznes personal

Mediale Vip

Ilda Bejleri tashmë edhe me biznes personal

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:56
Ilda Bejleri

Është njëra nga prezantueset më të komentuara në shtypin rozë dhe jo më kot.

Fjala është për Ilda Bejlerin, e cila gjatë kësaj kohe u përfol tejet shumë për largimin e saj nga ‘DigitAlb’ dhe natyrisht se edhe për jetën luksoze, të cilën e ekspozon vazhdimisht në rrjetet sociale.

Ndërkaq tani, ajo do e ketë një tjetër burim të ardhurash përpos familjes, pasi së fundmi bëri të ditur se ka hapur biznes të sajin personal, që ka të bëjë me një qendër estetike/relaksuese.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Classic beauty #elisabethtaylor

A post shared by IL_SPA (@il_spa_center) on

Krahas këtij biznesi, e njëjta ushtron edhe profesionin e prezantueses prej vitesh dhe tashmë ka nisur moderimin tek “Procesit Sportiv”.

Ilda javë më parë tregoi arsyen e largimit nga Supersporti, duke thënë se nuk po e gjente veten dhe se duhet të punojë për gjëra më të bukura.

Sido që të jetë, Bejleri vazhdon të mbetet një nga prezantueset më të dashura dhe më seksi shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...