Pas dasmës së saj përrallore, vëmendja u fokusua tek shtatzania e bukur e Jona Spahiut, dhe shtatorin e një viti më parë, moderatorja simpatike solli në jetë djalin, Raiden. Që prej lindjes së tij, Jona e la ekranin për t`iu përkushtuar vogëlushit.
Jona poston vazhdimisht foto nga jeta familjare, e këtë radhë, tregoi përmes postimeve në rrjetet sociale se cfarë feste të bukur kishte organizuar bashkë me të shoqin, Frenklin, për 1 vjetorin e të birit.
“Dje shfaqjen na e kishte rezervuar Raiden, emocionet i perjetuam te gjitha ne…E kap veten shpesh duke falenderuar zotin qe me ka perkedhelur mjaft, qe vetem ne 1 vit me ka dhene mundesine te jetoj qindra lloje ndjesish sebashku, gje me te bukur nuk paska… Ps: Jam mama, me lini te jem patetike.”- ka shkruar ajo.