Njësoj si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, mamatë e modeleve bashkëpunojnë për projektin më interesant në ‘Vogue’

Mediale Vip

Njësoj si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, mamatë e modeleve bashkëpunojnë për projektin më interesant në ‘Vogue’

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 06:46
Kriss Jenner dhe Jolanda Hadid

Vajzat e tyre janë modelet më të suksesshme, megjithatë këtë projekt për ‘Vogue’ do ta realizojë Kriss Jenner dhe Jolanda Hadid

Yolanda Hadid dhe Kriss Jenner janë bërë bashkë për kopertinën më të re të ‘Vogue’ ku do të shfaqen ndryshe nga çdo herë tjetër.

Mamatë e modelve të njohura, Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Kendall Jenner kanë pozuar duke risjellë për ndjekësit zënkat më në zë të viteve ‘80. Veshjet e tyre i janë përshtatur rolit përaktës, ndonëse Yolanda dhe Kriss janë shfaqur në disa forma brenda një seti.

Hadid dhe Jenner gëzojnë një miqësi të veçantë njësoj si vajzat e tyre, megjithatë gjatë këtij projekti kanë pranuar të bashkëpunojnë duke sjellë disa zënka plot humor.

Fansat e dy miliardereve kanë reaguar pozitivisht në rrjetet sociale dhe kanë lënë komente qesharake nga më të ndryshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat