Pas natës plot emocione në amfitetarin e Tiranës, Aurela Gaçe zgjedh t’i falenderojë të gjithë me këto fjalë

Mediale Vip

Pas natës plot emocione në amfitetarin e Tiranës, Aurela Gaçe zgjedh t’i falenderojë të gjithë me këto fjalë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 06:53
Aurela Gaçe

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe mbajti një koncert recital në amfiteatrin e Tiranës ku u bënë bashkë një sërë emrash të njohur nga estrada shqiptare, por dhe ndjekësit besnikë të artistes ndër vite për të ndjekur me shumë vëmendje spektaklin që ajo dhuroi.

Gaçe performoi këngë nga më të ndryshme të repertorit të saj të cilat janë dëgjuar prej kohësh e sot e kësaj dite vazhdojnë të mbeten hite. Pas një mbrëmjeje si e djeshmja plot emocione dhe surpriza, Aurela ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’ një video gjatë koncertit ku ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj të gjithëve. “Do të më duhet një fjalor i pasur për të gjetur fjalët më të bukura falenderuese për secilin nga ju që ishit mbrëmë me ne. Poete nuk jam e nuk do të mundem ta shpreh me fjalë gjithë mirënjohjen që kam për ju. Ju njerëzit që më keni dhënë duartrokitjen e parë e vazhdoni më mbushni shpirtin me kaq shumë dashuri. Faleminderit”, ka shkruar Gaçe krah videos ku shfaqet duke kënduar në koncert.

Pas mbrëmjes së djeshme të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të cilët kanë shprehur publikisht vlerësimin për Aurelën, duke e cilësuar si një nga thesaret më të çmuar të artit shqiptar. Falë performancave live këngëtarja arrriti të çojë peshë zemrat e gjithë publikut i cili e duatrokiti për shumë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat